Futboll

Hasi fiton ndeshjen e parë si trajner i Anderlechtit

hasi

Trajneri Besnik Hasi e ka fituar ndeshjen e parë si trajner i Andelechtit. Hasi 53-vjeçar, mori drejtimin e Anderlechtit më 20 mars, ndërsa kishte tri humbje e një barazim. 

Por Anderlechti të mërkurën mbrëma mposhti Gentin me rezultat të thellë, 5:0, në kuadër të plejofit të elitës së futbollit belg. 

Deri në fund të edicionit aktual, kanë mbetur edhe pesë xhiro. Anderlechti është në finale të Kupës së Belgjikës. Finalen ndaj Club Brugget e luan më 4 maj.