Futboll

Hajduku kthehet në vendin e parë në kampionatin kroat

Ivan Rakitiq - Hajduk Split

Hajduku ka fituar 1:0 ndaj Shibenikut të dielën dhe është kthyer në vendin e parë të kampionatit të Kroacisë në futboll.

Në stadiumin “Polud” në Split, Hajduku fitoi 1:0. Ndeshja i takoi xhiros së 27-të. Hajduku tani udhëheq me 51 pikë. Rijeka është e dyta me 50 pikë. Rijeka të shtunën u mposht nga Slaven Belupo, 2:1.

Ivan Rakitiq e shënoi golin e fitores për Hajdukun, në minutën e 59-të. Dy minuta më herët Shibeniku mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Gara për titull në Kroaci vazhdon të jetë shumë e fortë. Pjesë e garës është edhe Dinamo, që renditet e treta.