Ndonëse po përballet me telashe të mëdha, Hajduku i Splitit e ka fituar derbin e madh ndaj Dinamo Zagrebit.
Të premten mbrëma në “Maksimir” të Zagrebit, Hajduku fitoi 1:0.
Golin e fitores për skuadrën nga Spliti e shënoi Marko Livaja në minutën e 70-të.
Arijan Ademi startoi te Dinamo dhe luajti deri në minutën e 59-të. Ndërkohë Arbër Hoxha luajti prej minutës së 75-të.