Mbrojtësi Albian Hajdari pati paraqitje shumë të mira në edicionin e kaluar me skuadrën e Luganos.
Falë paraqitjeve të mira mori vëmendjen e selektorit të Zvicrës, Murat Yakin, por edhe të skuadrave evropiane.
“Sport.ch” ka shkruar të enjten se Hajdari deri në fund të këtij afati kalimtar, mund të përfundojë te ekipi i inkuadruar sivjet në Serie A, Como.
Como drejtohet nga ish-mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas.
Futbollistë të Comos janë edhe Raphael Varane dhe Sergi Roberto.
Dy emrave të njohur të futbollit evropian mund t’u bashkohet edhe mbrojtësi 21-vjeçar.