Futboll

Hadërgjonaj vendimtar në fitoren e Alanyasporit

Florent Hadërgjonaj

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka dhënë kontribut të madh të shtunën në fitoren 2:1 të Alanyasporit 2:1 ndaj Trabzonsporit. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 14-të të elitës së futbollit turk.

Hadërgjonaj shënoi gol dhe bëri asistim në fitoren e Alanyasporit. 

Reprezentuesi i Kosovës në minutën e 44-t nga penalltia realizoi për 1:1. 

Më pas në minutën e 50-të asistoi te goli i fitores për 2:1. 

Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti e kompletuan ndeshjen tek Alanyaspori. 

Për 30-vjeçarin Hadërgjonaj ky ishte goli i parë këtë edicion në 13 ndeshje të luajtura. Ka edhe një asistim.