Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland ka shënuar katër gola të shtunën në fitoren e Manchester Cityt ndaj Wolverhamptonit me rezultatin 5:1.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Etihad Stadium” dhe i takoi xhiros së 36-të të Premier Leagues.
Haaland golin e parë në ndeshje e shënoi në minutën e 12-të nga penaltia. Norvegjezi shënoi golin e dytë në minutën e 35-të, kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Ndërsa të katërtin e shënoi në minutën e 54-të. Golin e fundit në ndeshje për Cityn e shënoi Julian Alvarez në minutën e 85-të. Sulmuesi Hee-Chan Hwang e realizoi golin e vetëm për Wolverhamptonin në minutën e 53-të.
23-vjeçari Haaland tani ka 25 gola në Premier League, pesë më shumë se Cole Palmer i Chelseat.
Pas fitores, Manchester City renditet në pozitën e dytë me 82 pikë, Arsenali është në vendin e parë me 83 pikë, por City ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Wolverhamptoni është në vend të 11-të me 46 pikë.
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland ka shpërthyer me katër gola në ndeshjen ndaj Wolverhamptonit.
Teksa është duke u zhvilluar minuta e 63-të skuadra e Manchester Cityt po fiton me rezultat 4:1, ndaj Wolverhamptonit në ndeshjen që i takon xhiros së 36-të të Premier Leagues.
Golat norvegjezi i shënoi në minutat ‘12, ‘35, në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë dhe në minutën e ‘54-t.
Ai tani ka 25 gola në Premier League, pesë më shumë se Cole Palmer i Chelseat.