Futboll

Haaland shënoi tri gola, por selektori është pjesërisht i kënaqur

Stale Solbakken

Selektori i Norvegjisë, Stale Solbakken është pjesërisht i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në sulm.

Ai ka thënë se kanë luajtur mirë, po jo shumë mirë. Erling Haaland i shënoi tri golat e fitores për Norvegjinë ndaj Kosovës.

“Dëshiruam shumë ta fitonim këtë ndeshje dhe ta ruanim portën e pastër. Por nuk mendoj se ishim aq të mirë në sul. U bë mirë, por jo shumë mirë”, ka thënë Solbakken.