Liverpooli ka shpërthyer në pjesën e dytë për fitore të madhe në Ligën e Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së pestë, Liverpooli fitoi 2:0 ndaj Real Madridit në “Anfield”.

Kështu skuadra e madhe angleze vazhdonë ecurinë shumë pozitive me trajnerin e ri Arne Slot.
Liverpooli është lider në Premier League dhe po ashtu në Champions.

Pas xhiros së pestë i ka 15 pikë. Është skuadra e vetme, prej 36 gjithsej, që ka fituar të gjitha ndeshjet e fazës së ligës.

Alexis Mac Allister shndërroi në gol një aksion të bukur të Liverpoolit në minutën e 52-të. Menjëherë më pas Real Madridi fitoi penallti. Por gjuajtjen e Kylian Mbappes nga pika e bardhë e ndali portieri i Liverpoolit, Caoimhi Kelleher. Më pas penallti fitoi Liverpooli.

Mohamed  Salah u ndal në mënyrë të palejuar dhe mori përgjegjësinë për të gjuajtur penalltinë. Por topi preku anën e jashtme të shtyllës, në minutën e 70-të.

Golin e dytë Liverpooli e shënoi në minutën e 77-të. Një krosim të Andy Robertson e shfrytëzoi maksimalisht rezervisti Cody Gakpo.

Liverpooli ka fituar pas një kohe shumë të gjatë ndaj Real Madridit, përkatësisht pas 15 vjetësh.
Kampioni në fuqi, Madridi është vetëm në pozitën e 24-t, përkatësisht në pozitën e fundit që dërgon  tutje.

Liverpooli i pandalshëm, mposht Madridin në Champions

4 muaj më parë / 27 nën 2024 22:52
Liverpool-Real Madrid

Liverpooli ka shpërthyer në pjesën e dytë për fitore të madhe në Ligën e Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së pestë, Liverpooli fitoi 2:0 ndaj Real Madridit në “Anfield”.

Kështu skuadra e madhe angleze vazhdonë ecurinë shumë pozitive me trajnerin e ri Arne Slot.

Liverpooli është lider në Premier League dhe po ashtu në Champions.

Pas xhiros së pestë i ka 15 pikë. Është skuadra e vetme, prej 36 gjithsej, që ka fituar të gjitha ndeshjet e fazës së ligës.

Alexis Mac Allister shndërroi në gol një aksion të bukur të Liverpoolit në minutën e 52-të. Menjëherë më pas Real Madridi fitoi penallti. Por gjuajtjen e Kylian Mbappes nga pika e bardhë e ndali portieri i Liverpoolit, Caoimhi Kelleher. Më pas penallti fitoi Liverpooli.

Mohamed  Salah u ndal në mënyrë të palejuar dhe mori përgjegjësinë për të gjuajtur penalltinë. Por topi preku anën e jashtme të shtyllës, në minutën e 70-të.

Golin e dytë Liverpooli e shënoi në minutën e 77-të. Një krosim të Andy Robertson e shfrytëzoi maksimalisht rezervisti Cody Gakpo.

Liverpooli ka fituar pas një kohe shumë të gjatë ndaj Real Madridit, përkatësisht pas 15 vjetësh.

Kampioni në fuqi, Madridi është vetëm në pozitën e 24-t, përkatësisht në pozitën e fundit që dërgon  tutje

Liverpooli udhëheq 2:0

4 muaj më parë / 27 nën 2024 22:36
Liverpool

Liverpooli po udhëheq 2:0 ndaj Real Madridit.

Cody Gakpo shënoi në minutën e 76-të.

 

E pabesueshme, edhe Salah humb penallti

4 muaj më parë / 27 nën 2024 22:29
Salah

Pas Real Madridit edhe Liverpooli humbi penallti.

Mohamed Salah gjuajti jashtë  në minutën e 70-të.

Penalltinë e siguroi vet egjiptiani. Rezultati mbeti 1:0 për Liverpoolin.

 

 

Kelleher pret penalltinë e Mbappes

4 muaj më parë / 27 nën 2024 22:21
Penalltia e humbur nga Mbappe

Real Madridi kishte mundësinë që të shënonte gol pas penalltisë të cilën e shkaktoi Andrew Robertson, pasi e ndali në zonë Lucas Vazquezin. 

Përgjegjësinë për ekzekutimin e 11-të metërshit e mori sulmuesi francez, Kylian Mbappe. 

Penalltinë e tij e priti portieri i Liverpoolit në minutën e 61-të.

 

 

Liverpooli në epërsi

4 muaj më parë / 27 nën 2024 22:14
Liverpool

Pas shumë rasteve të krijuara për gol, Liverpooli më në fund ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit.

Shënues i golit për 1:0 ishte Alexis Mac Allister, në minutën e 52-të. 

Vetëm dy minuta më vonë, mesfushori argjentinas ishte afër që të realizonte nga afërsia. 

Por gjuajtja e tij nga zona shkoi jashtë.

Shumë raste, por pa gola në pjesën e parë të derbit

4 muaj më parë / 27 nën 2024 21:56
Real Madrid/Liverpool

Shumë raste për shënim pati në pjesën e parë të ndeshjes mes Liverpoolit e Real Madridit në derbin e xhiros së pestë të mërkurën mbrëma. 

Por pjesa e parë e ndeshjes që po zhvillohet në “Anfield”, u mbyll pa gola. 

Darwin Nunez kishte mundësitë më të mira për të shënuar për Liverpoolin, por ai u ndal nga portieri Thibaut Courtois, e më pas edhe qendërmbrojtësi i madrilenëve, Raul Asencio, shpëtoi gol të sigurt. 

Gjashtë raste për gol pati Liverpooli ndërsa pesë i kishte Real Madridi.

Courtoisi e shpëton Realin

4 muaj më parë / 27 nën 2024 21:26
Courtoisi e shpëton Realin

Kur kanë kaluar pak më shumë se 20 minuta lojë, Liverpooli vazhdon të dominojë me raste ndaj Real Madridit. 

Tjetër mundësi të mirë shënimi pati qendërsulmuesi Darwin Nunez. 

Por tentimin e tij nga afërsia në minutën e 23-të, e priti sërish portieri belg, Courtois.

 

 

Asencio i Realit shpëton gol të sigurt

4 muaj më parë / 27 nën 2024 21:07
Asencio i Realit shpëton gol të sigurt

Qendërmbrojtësi 21-vjeçar i Real Madridit, Raul Asencio, ka shpëtuar gol të sigurt. 

Sulmuesi i Liverpoolit, Darwin Nunez, ishte afër që të shënonte pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e katërt, por tentimin e tij e priti fillimisht Thibaut Courtois. 

Topi u kthye te qendërmbrojtësi Asencio, i cili e preku atë fillimisht, e më pas e largoi nga vija e portës.

Formacioni zyrtar i Liverpoolit ndaj Realit

4 muaj më parë / 27 nën 2024 19:52
Liverpool

Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka vendosur që të luajë me formacionin 4-3-3 ndaj Real Madridit. 
Kelleher do të jetë në portë. 
Mbrojtja përbëhet nga Bradley, Konate, Van Dijk dhe Robertson. 

Jones, Gravenberch dhe Mac Allister, do të jenë në përkrahje të sulmuesve Salah, Nunez e Luis Diaz.

Formacioni i Liverpoolit: 

Kelleher, Bradley, Konate, Van Dijk, Robertson, Jones, Gravenberch, Mac Allister, Salah, Nunez, Luis Diaz.