Mesfushori Ilkay Guendogan dhe sulmuesi Raphina nuk janë duke e konsideruar largimin nga skuadra e Barcelonës. Të premten “Mundo Deportivo” ka raportuar se Guendogan dhe Raphina kanë refuzuar disa oferta nga klubet e Arabisë Saudite. Për Raphinan, Barça ka pranuar ofertë prej 65 milionë eurosh.
Por drejtuesit e Barcelonës e kanë refuzuar atë. Për Guendoganin ka pasur interesim edhe nga dy gjigantët turq, Fenerbahçe dhe Galatasaray.
Mësohet se Guendogan dhe Raphina janë pjesë e planeve të trajnerit Hansi Flick. Braziliani Raphina ka kontratë deri në vitin 2027, ndërsa gjermanit Guendogan kontrata i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.