Futboll

Guardiola thur lavde për Lewisin

Rico Lewis ne ndeshjen e Superkupes se Anglise mes Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit

Foto: Associated Press

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është ndarë i kënaqur me paraqitjet e Rico Lewisit në repartin defensivë. Ai të hënën ka theksuar se në situatat një kundër një Lewis është i mrekullueshëm.

“Rico Lewis është një lojtar shumë i mirë. Te situatat një kundër një në mbrojtje, ai është i mrekullueshëm. Ai po bën gjithçka mirë”, deklaroi Guardiola. 

Lewis u paraqit nga minuta e parë për Cityn në ndeshjen e së dielës kundër Chelseat. Ai pati disa ndërhyrje të mira në ndeshje. 

19-vjeçari me Cityn ka kontratë deri në vitin 2028. Ai është zhvilluar në akademinë e klubit anglez. Në edicionin e kaluar, Lewis luajti 27 ndeshje në të gjitha garat dhe kontribuoi me dy gola dhe katër asistime.