Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka kritikuar tifozët e Manchester Unitedit që kanë bërë thirrje fyese ndaj nënës së Phil Fodenit në derbin e së dielës.
Fyerjet ndaj nënës së sulmuesit të Cityt janë dëgjuar në “Old Trafford” në derbin e Manchesterit.
“Ishte mungesë klasi, por nuk ka të bëj me Manchester Unitedin, ka të bëj me njerëzit”, ka thënë Guardiola. “Është mungesë e dinjitetit, klasit dhe duhet të jenë të turpëruar. Por po ndodhë në çdo vend, jo vetëm në Mbretëri të Bashkuar”, ka shtuar Guardiola.
Rivaliteti në derbin e Manchesterit është i madh. Por Guardiola vlerëson se tifozët e kanë kaluar kufirin duke shënjestruar nënën e reprezentuesit të Anglisë.