Futboll

Guardiola: Suksesi i Cityt nuk ka të bëj me paratë

Manchester City - Pep Guardiola

Manchester Unitedi dhe Chelsea do të sfidonin Manchester Cityn dhe Arsenalin në garën për titull në Premier League, nëse suksesi do të varej vetëm nga parate e shpenzuara, thotë Pep Guardiola.

Trajneri i Cityt, Guardiola,  ka kundërshtuar fjalët se suksesi i skuadrës së tij po bëhet i mërzitshëm. Guardiola ka theksuar se nëse paratë do të ishin arsyeja e vetme, City nuk do të ishte në krye.

“Nuk është e mërzitshme, është e vështirë. Më parë ishin paratë. Për këtë arsye Manchester Unitedi duhej të fitonte gjithë titujt, Chelsea gjithë titujt, Arsenali gjithë titujt. Këto klube shpenzuan sa ne në pesë vjetet e fundit. Do të duhej të ishin aty. Por nuk janë”, ka theksuar Guardiola.

Te City theksojnë se janë në vendin e shtatë sa i takon shpenzieve neto në Premier League në pesë vjetët e fundit. Chelsea, Manchester Untedi, Arsenali, Tottenhami, Newcastle dhe Aston Villa janë më lartë, sipas Cityt.

Shifra e Cityt është ulur me shitjen e lojtarëve si Gabriel Jesus, Oleksandr Zinchenko, Riyad Mahrez, Aymeric Laporte e Cole Palmer për shuma të mëdha.