Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka mbështetur holandezin, Erik ten Hag pas shkarkimit nga skuadra e Manchester Unitedit.
Guardiola ka theksuar se Ten Hagu e ka përfaqësuar Unitedin në nivelin më të lartë në aspektin e sjelljes.
“Më vjen shumë keq për Erik ten Hagun, ai do të kthehet më i fortë. Unë kam një marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe ai e ka përfaqësuar Unitedin në nivelin më të lartë në aspektin e sjelljes. Kjo lojë varet gjithmonë nga rezultatet, ne mund të jemi gjithmonë në rrezik”, ka thënë Guardiola në konferencë për shtyp, të martën.
Në vend të Ten Hagut tek Unitedi është emëruar trajner i përkohshëm, Ruud van Nistelrooy. Ten Hagu e drejtoi Unitedin për dy edicione. Ai ka fituar edhe dy trofe.