Futboll

Grushtoi bashkëlojtarin, dënohet portieri kosovar

Arion Ymeri

Portieri i Lirisë së Prizrenit, Arion Ymeri ka grushtuar një bashkëlojtar të tij dhe ky veprim do t’i kushtojë.

Kjo bëhet e ditur në vendimet e Komisionit të Garave të Superligës dhe Ligës së Parë si dhe në vendimet e Disiplinorit për ndeshjet e fundjavës së kaluar.

Liria luajti me Trepçën në Mitrovicë dhe pësoi humbje. Pas golit të dytë të vendasve, “porieri mysafir Arion Ymeri grushtojë bashkëlojtarin e tij pas një mosmarrëveshje për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt”, shkruan në njoftim.

Ndaj Ymerit është bërë inicim disiplinor nga Komisioni i Garave.  Ndërkohë Disiplinori e dënoi me dy ndeshje moslojë. Komisionet e FFK-së janë bazuar në raportin e gjyqtarit kryesor të ndeshjes.