Brajan Gruda nuk ka pasur kohë të lehtë te Mainzi së fundmi, por ai nuk po dorëzohet.
Paraqitjet e tij të mira me Mainzin dhe Gjermaninë U21 kanë bërë që ai të krahasohet me Arjen Robbenin, ish-futbollistin e Bayern Munichut dhe njërin prej lojtarëve më të mirë të Holandës.
Gruda me Gjermaninë U21 shënoi gol në fitoren kundër Izraelit 2:0, në ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në “Euro 2025”.
“Më mori kohë derisa e shënova sërish”, ka thënë futbollisti i Mainzit, duke iu referuar golit të parë në Bundesligë në muajin tetor, në barazimin 2:2 kundër Borussia Moenchengladbachut.
Tani ai e shënoi golin e parë me Gjermaninë U21.
19-vjeçari një prej ndeshjeve më të mira të edicionit aktual e pati në debutimin e trajnerit Bo Heriksen. Mainzi fitoi 1:0 kundër Augsburgut.
Kundër Izraelit U21, Gruda kishte shënuar në minutën e 14-të, ndërsa me këmbën e tij të majtë për pak sa nuk shënoi për 2:0 në minutën e 56-të.
Portieri izraelit, Niv Eliasi e devijoi topin që preku shtyllën, e Merlin Roehl i Freiburgut, realizoi lehtësisht për 2:0.
Njohës të futbollit në Gjermani e kanë vlerësuar lëvizjen e Grudës si të Arjen Robbenit.
“Kur isha i vogël, shpeshherë kam shikuar se si luan ai, sepse kemi ngjashmëri në stilin e lojës”, ka thënë Gruda, shkruan të mërkurën “Kicker”.