Futboll

Gripshi shënon sërish në Kazakistan

Nazmi Gripshi

Mesfushori me tipare sulmuese, Nazmi Gripshi, ka realizuar tjetër gol në Kazakistan. Gripshi dhe Astana të mërkurën e fituan 3:2 ndeshjen e mbetur të xhiros së 17-të në shtëpi ndaj Atyraut. 

22-vjeçari që pati lojë të mirë, shënoi në minutën e 84-t nga penalltia për 2:1. 

Ishte goli i pestë në kampionat në dhjetë ndeshje të luajtura, ndërsa ka edhe dy asistime. 

Ai u zvëendësua në minutën e 89-të.  Astana është e para në tabelë me 43 pikë në 22 ndeshje të luajtura.