Futboll

Gripshi prezantohet tek Astana

Nazmi Gripshi

Ish-futbollisti i Ballkanit, Nazmi Gripshi, është prezantuar të hënën nga skuadra e Kazakistanit, Astana.

Mesfushori 26-vjeçar ishte prej lojtarëve më të mirë të Ballkanit, që ka dominuar në futbollin kosovar në tri vjetët e fundit.

Gripshi u largua papritur nga Ballkani, ndërsa me Astanan ka firmosur për dy vjet.

Astana aktualisht është në mesin e tabelës në elitën e Kazakistanit.