Futboll

Gripshi në formë shënon e asiston për Astanan

Nazmi Gripshi

Nazmi Gripshi ka shënuar edhe një gol tjetër dhe ka dhuruar një asistim për Astanan e Kazakistanit. 

Me kontributin e tij dhe të tjerëve, Astana e siguroi plejofin e Ligës së Konferencës. 

Të mërkurën, Astana fitoi 6:1 ndaj Hunedoaras së Rumanisë në ndeshjen kthyese dhe avancoi në plejof me rezultatin e përgjithshëm 8:2. 

Gripshi 27-vjeçar, i cili ka realizuar katër gola e dy asistime qëkur iu bashkua ekipit të Kazakistanit nga Ballkani i Suharekës, realizoi për 4:0 në minutën e 73-të, asistoi për 5:0 tre minuta më pas dhe u zëvendësua. 

Në ndeshjen finale para fazës grupore, Astana luan me fituesin e ndeshjes Brann – St. Mirren.