Futboll

Gripshi kontribuon me gol në fitoren e Astanas

Gripshi kontribuon me gol në fitoren e Astanas

Astana të mërkurën mbrëma fitoi në shtëpi ndaj Shakhter Karagandyt në ndeshjen e xhiros së 22-të të Premier Leagues së Kazakistanit. 

Kontribut në këtë ndeshje dha edhe mesfushori me tipare sulmuese, Nazmi Gripshi. 

Ish-futbollisti i Ballkanit e shënoi golin për 3:0, në minutën e 54-t, ndërsa u zëvendësua katër minuta më vonë. 

Ai ka tri gola e dy asistime në edicionin aktual. 

Astana ka 34 pikë në vendin e pestë, pas 19 ndeshjeve të luajtura. 

Ordabasy prin në tabelë me 39 pikë, dhe e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.