Antoine Griezmann e ka pranuar se Spanja ishte “më e mirë në çdo aspekt”, ndërsa shtoi se Franca dështoi që ta mbulonte talentin 16-vjeçar, Lamine Yamal.
Franca të martën mbrëma u mposht nga Spanja në gjysmëfinale të “Euro 2024” në “Allianz Arena”, me rezultatin 2:1.
Griezmann u inkuadrua në minutën e 62-të.
“Ata ishin më të mirë se ne. E dinim se ishim ne që mund të gjuanim më mirë nga distanca dhe i lamë ata të gjuanin. E dinim se Lamine luan me këmbën e majtë, dhe po me atë këmbë e lejuam që të na shënonte. Barazimi i rezultatit na goditi fort, ndërsa goli i dytë pas katër minutash, na shkatërroi. Ky është futbolli dhe ne nuk ishim në nivel. Nuk ka të bëjë me lodhje pasi edhe ata kishin luajtur vazhdime. Ata ishin më të mirë në çdo aspekt”, ka deklaruar Griezmann në një intervistë dhënë mediumit “Telefoot” të mërkurën.