Futboll

Griezmann ka vendosur për të ardhmen

Antoine Griezmann

Antoine Griezmann do të paraqitet për Atletico Madridin të paktën edhe edicionin e ardhshëm. 

Sulmuesi 34-vjeçar nuk do të largohet nga skuadra e Atleticos, kanë raportuar mediume të ndryshme evropiane. 

Ai madje do ta vazhdojë kontratën deri në verën e vitit 2027. 

Francezi Griezmann e ka besimin e trajnerit Diego Simeone.

Për Griezmannin, interesim kanë shprehur shumë skuadra evropiane, por edhe nga kampionati MLS i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Futbollisti francez me fanellën e klubit spanjoll ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar shtatë herë në 46 ndeshje këtë edicion.