Greqia e ka shënuar fitoren e dytë në edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Të martën mposhti Irlandën në udhëtim me rezultatin 2:0.
Fotis Ioannidis shënoi golin e parë në minutën e 50-të, kurse të dytin në minutën e 87-të, Christos Tzolis.
Greqia është e para me gjashtë pikë në Grupin 2 të Ligës B. Gjashtë pikë i ka edhe Anglia, kurse Irlanda dhe Finlanda mbesin pa pikë.