Skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut, Gostivari, ka shënuar fitore minimale ndaj Tikveshit të dielën. Por fitorja 1:0 i ka mjaftuar Gostivarit për ta ruajtur vendin e parë në kampionatin elitar të futbollit maqedonas.
Golin e fitores, Gostivari e shënoi në minutën e 85-të nëpërmjet Elvis Mashike.
Ndërkohë, të dielën, në kuadër të javës së 15-të, kanë luajtur edhe katër skuadrat tjera shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Kampionia Struga barazoi 1:1 ndaj Brera Strumicës, derisa baras, 0:0, luajti edhe Voska Sport përballë Vardarit.
Shkupi humbi nga Sileksi 2:0, kurse Besa 1976 pësoi nga Rabotniçki me shifrat, 4:1. Shkëndija e Tetovës luan sot nga ora 17:00 ndaj Pelisterit.
Gostivari është i pari me 30 pikë sa ka edhe Sikelsi në vendin e dytë. Struga është në vendin e pestë me 26 pikë, Shkupi në vendin e gjashtë me 16 pikë, Besa e nënta me 13 pikë, derisa Voska Sport në vendin e dhjetë me 12 pikë.