Futboll

Goli i veçantë i Tonalit në fitoren e Italisë

Sandro Tonali

Foto: Associated Press

Sandro Tonali e ka shënuar golin e parë në karrierë me Përfaqësuesen e Italisë, në paraqitjen e 20-të. 

Ai realizoi në minutën e 11-të, në fitoren e Italisë në udhëtim te Belgjika, në ndeshjen e pestë të Grupit A2. 

Me këtë fitore, Italia tani në vendin e parë ka 13 pikë. 

Belgjika mbetet me katër pikë dhe pa gjasa për të avancuar tutje në Ligën e Kombeve. 

Italia ndërkohë e ka siguruar vendin në çerekfinale.