Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani ka shënuar gol për Spartën e Pragës.
Por goli i shënuar i Rrahmanit në minutën e 65-të, nuk i mjaftoi Sparta Pragës që u mposht nga Slavia e Pragës me rezultatin 2:1. Ndeshja i takoi xhiros së 11-të të kampionatit të Çekisë.
Rrahmani luajti nga minuta e 63-të dhe u zëvendësua me Ermal Krasniqin.
Qazim Laçi u paraqit deri në minutën e 83-të. Ndërsa Indrit Tuci ishte në bankën rezervë.