Futboll

Goli i Isakit nuk i mjafton Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut u21

Mbrojtësi shqiptar Fisnik Isaki ka shënuar gol për Maqedoninë e Veriut U21.  Por goli i tij nuk i mjaftoi Maqedonisë së Veriut që u mposht të martën me rezultatin 2:1 nga Gjeorgjia, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Evropianin 2025. 

Isaki e shënoi golin e vetëm të Maqedonisë së Veriut në minutën e 52-të. 

Ai e kompletoi ndeshjen. Ndeshjen e kompletuan edhe Reshat Ramadani dhe Behar Feta. Fiton Ademi luajti vetëm pjesën e parë. Hamza Ramani luajti për 68 minuta. Në minutën e 69-të në lojë u inkuadrua Bekim Kamberi. Maqedonia e Veriut nuk u kualifikua për Evropianin 2025. Përfundoi në pozitën e katërt me 12 pikë.