Futboll

Gol i bukur i Jasharit në derbin e Belgjikës

Ardon Jashari

Mesfushori Ardon Jashari sërish kishte ndikim shumë të madh në fitoren e skuadrës së Club Brugget. 

Reprezentuesi i Zvicrës, Jashari, realizoi gol në derbin e futbollit belg ndërmjet Royal Antwerpit dhe Club Brugget, në kuadër të plejofit për titull të kampioni. 

Brugge të dielën pasdite e fitoi derbin në udhëtim ndaj Antwerpit me rezultatin 3:2. 

Jashari pas pasimit të bukur nga Maxim De Cuyper dhe pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 29-të realizoi për 2:0. 

22-vjeçari Jashari e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij. 

Ish-futbollisti i Luzernit, Jashari, në 42 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka kontribuar me katër gola dhe gjashtë asistime. 

Jashari me paraqitjet shumë pozitive deri më tani ka bërë që të jetë shumë i dashur për tifozët e Brugget.