Futboll

Gol e asistim nga Lirim Qamili në Danimarkë

Lirim Qamili

Lirim Qamili po kalon formë tejet të mirë me skuadrën e Sonderjyskes në kampionatin elitar të Danimarkës.

Ndonëse skuadra e tij humbi të dielën në ndeshjen e xhiros së 13-të, Qamili la gjurmë me një gol e një asistim.

Ai tani ka gjashtë gola në total e dy asistime. Qamili shënoi nga penalltia për 2:1 në minutën e 58-të, ndërsa asistoi në golin për 3:2 në minutën e 75-të.

Qamili e kompletoi ndeshjen bashkë me Sefer Eminin.

17-vjeçari Olti Hyseni luajti deri në minutën e 58-të.

Sonderjyske ka 11 pikë në 13 ndeshje dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.