Futboll

Gol e asistim nga Berisha në fitoren Groznyt në Rusi

Bernard Berisha

Sulmuesi i krahut, Bernard Berisha ishte vendimtar të premten te skuadra nga Çeçenia, Akhmat Grozny. Grozny, në kuadër të xhiros së 28-të të Premier Leagues së Rusisë, fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Krylya Sovetovit.

Berisha asistoi në golin e parë, ndërsa shënoi golin për 2:0. Luajti deri në minutën e 64-t.

32-vjeçari ka tri gola e pesë asistime në 24 paraqitje.

Akhmat Grozny është i dhjeti me 35 pikë.

Kliko KËTU për t'a parë golin e asistimin e Berishës