Futboll

Goditje për Kosovën, mungon Aro Muriq

muriq

Kosova do të jetë pa portierin e parë, Aro Muriq dhe lojtarin e krahut, Donat Rrudhani, në ndeshjen e dytë me Islandën.

Muriq e Rrudhani nuk do të udhëtojnë për në Spanjë ku do të zhvillohet ndeshja e dytë e plejofit për Ligën B. 

Këtë e bëri të ditur të premten FFK-ja.

“Portieri Arijanet Muriq dhe mesfushori Donat Rrudhani nuk do të udhëtojnë me Kombëtaren e Kosovës në Spanjë për ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, për shkak të lëndimeve të pësuara në ndeshjen e mbrëmshme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se dy lojtarët në fjalë e kanë të pamundur të rikuperohen për ndeshjen e radhës. Ndërkohë, ekipit iu ka bashkuar portieri i Dritës, Faton Maloku. Dardanët udhëtojnë sot pasdite drejt Murcia, ku të dielën do të zhvillohet ndeshja Islandë-Kosovë”, ka njoftuar FFK-ja.