Sulmuesi Armando Sadiku ka kontribuuar me asistim të mërkurën, në fitoren e Goas në elitën e futbollit indian.
Goa mposhti në udhëtim Hyderabadin 2:0, ndërsa ndeshja i ka takuar xhiros së 11-të.
Sadiku asistoi në golin për 2:0 në minutën e 44-t, ndërsa u zëvendësua në minutën e 62-të.
Ishte asistimi i dytë në edicionin aktual, derisa ka edhe tetë gola në total.
Goa ka 18 pikë në vendin e tretë.