Futboll

Fitore e madhe e Interit në Munih

Inter

Davide Fratessi ka shënuar gol në minutën e 88-të për ta afruar Interin me gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra italiane fitoi 2:1 ndaj Bayernit, të martën mbrëma në Munih. Ishte kjo çerefinalja e parë e Championsit. Interi është vendas në ndeshjen e dytë, të mërkurën e ardhshme dhe kështu në situatë shumë të volitshme për të kaluar në gjysmëfinale.

Fratessi e shënoi golin e fitores, vetëm tre minuta pasi Bayerni barazoi në 1:1. Thomas Muller, që largohet nga Bayerni në fund të edicionit, shënoi golin për bavarezët.

Interi ishte në epërsi 1:0 prej minutës së 38-të. Lautaro Martinez shënoi gol të bukur, pas një asistimi edhe më të bukur nga Marcus Thuram.


Interi kthen epërsinë

Interi ka shënuar për 2:1 në ndeshjen ndaj Bayernit.

Davide Fratessi realizoi në minutën e 88-të.

VIDEO:


Barazon Bayerni, shënon Muller

Thomas Muller ka shënuar për rezultatin 1:1 në ndeshjen e Bayernit me Interin.

Mulleri shënoi në minutën e 85-të me asistim të Laimerit.

VIDEO:


Interi në epërsi pas pjesës së parë

Interi është në epërsi 1:0 pas pjesës së parë të ndeshjes ndaj Bayerit në Munih.

Lautaro Martinez shënoi gol të bukur në minutën e 38-të, me asistim të Marcus Thuram.

Në minutën e 25-të, Harry Kane i Bayernit goditi shtyllën në një rast të artë.


Interi në epërsi

Interi ka kaluar në epërsi ndaj Bayernit në Munich.

Për 1:0 shënoi Lautaro Martinez në minutën e 38-të.


Gjysmë ore lojë, nuk ka gola në Champions

Kylian Mbappe ka lëshuar rast të artë në minutën e 30-të të ndeshjes Arsenal – Real Madrid. Rezultati mbetet 0:0.

Arsenali po sulmon vazhdimisht, por edhe madrilenët kanë momentet e tyre.

Gola nuk janë shënuar as në ndeshjen Bayern – Inter, kur janë luajtur 30 minuta