Futboll

Gjimshiti mund të mungojë deri në fund të edicionit

Berat Gjimshiti

Qendërmbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimshiti, u lëndua të dielën mbrëma në fitoren 1:0 ndaj Milanit. 

Gjimshiti u detyra të largohet nga fusha në minutën e 59-të. 

Sajti “Calcio Atalanta”, ka raportuar të hënën se Gjimshiti ka ndrydhje në nyjën e këmbës së djathtë. 

Nuk përjashtohet mundësia që kapiteni i Shqipërisë, Gjimshiti, t’i mungojë Atalantas në ndeshjet e mbetura kampionale. 

Deri në fund të kampionatit italian kanë mbetur edhe pesë xhiro. 

Stafi mjekësor i Atalantas tashmë është duke e monitoruar gjendjen e Gjimshitit dhe në orët e ardhshme do të bëhen edhe teste shtesë për ta kuptuar më saktësisht shkallën e lëndimit. 

Gjimshiti është lider i mbrojtës tek Atalanta. 

Tek Atalanta shpresojnë që Gjimshiti të rikuperohet para fundit të edicionit.

32-vjeçari Gjimshiti në 43 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime.