Berat Gjimshiti ka kompletuar ndeshjen që skuadra e tij Atalanta e mbylli me rezultatin e barabartë 2:2 kundër Hellas Veronas. Ndeshja Atalanta – Hellas Verona i takoi javës së 32-të të Serie A italiane. Atalanta e mbylli pjesën e parë me rezultat 2:0, por Verona shënoi dy gola në pjesën e dytë për barazimin 2:2.
Gianluca Scamacca e shënoi golin e parë në minutën e 13-të, kurse Ederson për 2:0 në minutën e 18-të. Darko Lazoviq në minutën e 56-të shënoi golin e parë për Veronën, kurse të barazimin Tijani Noslin në minutën e 60-të.
Atalanta ëshë në vendin e gjashtë me 51 pikë kurse Verona e 16-ta me 28 pikë.