Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ishte i pafat pasi u lëndua në barazimin e Atalantas.
Të shtunën pasdite në kuadër të javës së 20-të të Serie A, Atalanta në udhëtim barazoi pa gola me Udinesen.
Atalanta prej minutës së 24-t luajti pa Gjimshitin, pas përplasjes kokë më kokë me Kingsley Ehizibuen e Udineses.
Mediumet italiane kanë raportuar se Gjimshiti në orët në vijim do t’i kryej testet mjekësore dhe më pas do të kuptohet shkalla e lëndimit.
Për 31-vjeçarin Gjimshiti ky është lëndimi i katërt që e pëson këtë edicion.
Atalanta ka 42 pikë dhe lufton për titull kampioni.
