Skuadra e elitës së futbollit të Kosovës, Gjilani, ka prezantuar të enjten mbrëma mesfushorin defensiv, Shqiprim Taipi.
Taipi në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrave si Shkëndija, Shkupi, Prishtina, Skënderbeu e Kukësi.
Së fundmi ishte pjesë e Kaspiy Aktau në kategorinë e dytë të futbollit të Kazakistanit.
Pati 12-të paraqitje me dy gola të shënuar e një asistim në edicionin 2022/23.