Klubi i futbollit Gjilani ka konfirmuar të hënën ndarjen me trajnerin Gentjan Mezani. Ai erdhi në krye të skuadrës kur Gjilani po kalonte moment të vështirë.
E arriti synimin për ta mbajtur Gjilanin në Superligë. Mezani edhe më herët ka drejtuar skuadrën gjilanase, po ashtu me sukses.
Gjilani është ndarë edhe me dy ndihmësit e Mezanit. Ky klub është konsoliduar gjatë rrjedhës së kampionatit të kaluar dhe në edicionin e ri pritet të ketë pretendime dukshëm më të mëdha.