(Përditësuar - 16:58) - Altin Merlaku ka shënuar gol në minutën e 54-t për të ndihmuar Dukagjinin të largohet i pamposhtur nga Gjilani.
Gjilani e Dukagjini u takuan të dielën në kuadër të xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ndeshja përfundoi 1:1.
Gjilanasit kaluan në epërsi 1:0 në minutën e 15-të.
Gjilani ka lëshuar pikë shumë të rëndësishme. Tani ka rënë në pozitën e tetë me 27 pikë. Kjo pozitë dërgon në barazh në fund të kampionatit.
Dukagjini është i gjashti me 35 pikë.
(Përditësuar - 15:20) - Dukagjini ka barazuar në 1:1 rezultatin në ndeshjen ndaj Gjilanit.
Altin Merlaku shënoi gol me goditje nga zona në minutën e 54-t.
(Përditësuar - 15:53) - Pjesa e parë e ndeshjes mes Gjilanit dhe Dukagjinit ka përfunduar me epërsinë 1:0 të skuadrës vendase.
Elton Cale shënoi golin e vetëm.
Gjilani e Feronikeli 74 po ashtu kanë kaluar në epërsi prej 1:0.
Gjilani po udhëheq 1:0 ndaj Dukagjinit me golin e Elton Cale në minutën e 15-të.
Për 1:0 shënoi edhe Feronikeli 74 ndaj Fushë Kosovës.