Futboll

Gjermania U21 siguron Evropianin, Gruda luan për 57 minuta

Gruda

Sulmuesi i Brightonit Brajan Gruda ka luajtur për 57 minuta në barazimin e Gjermanisë U21. Gjermania barazoi 3:3 me Poloninë në ndeshjen e fundit të fazës grupore për kualifikimet e Evropianit 2025. Gjermania tashmë e ka siguruar kualifikimin për Evropianin 2025.

Gjermania përfundoi e para në Grupin D me 26 pikë.

Ndërsa Polonia është në pozitën e dytë me 22 pikë dhe do të luaj në plejof.

Së bashku me Gjermaninë edhe Kosova U21 ishte në Grupin D.

“Dardanët”, kanë mbetur pa gjasa për kualifikim pasi përfunduan në pozitën e katërt me 12 pikë.