Futboll

Gjendja e Arijon Ibrahimoviqit brengos Bayernin

Arijon Ibrahimoviq

Arijon Ibrahimoviq

E hëna ishte ditë e lirë për lojtarët e Bayernit. Por jo për sulmuesin e talentuar, Arijon Ibrahimoviq (18), që ka prejardhje nga Kosova.

Ai ka punuar individualisht me trajnerin e rehabilitimit, Simon Martinello, pas lëndimit që e pësoi në korrik. Por “Bild” ka njoftuar se Ibrahimoviqi është detyruar ta ndërprejë stërvitjen për shkak të një lëndimi tjetër të pësuar.

Pas disa sprinteve, Ibra ka ndier dhembje në kofshë dhe ka ndalur vrapimin. Ai ka bërë më pas vetëm disa vrapime të lehta.

Sipas “Bild”, Ibrahimoviqin e pret rrugë e gjatë deri te kthimi në ndeshje. Ai do të mungojë të paktën edhe disa javë.

Pas kthimit,  kosovari pritet të luftojë për vend në ekipin e gjigantit bavarez.