Skuadra e Gironas të shtunën e mposhti Cadizin me rezultatin 4:1, në ndeshjen e javës së 32-të të elitës së futbollit spanjoll. Kështu Girona pas humbjes ndaj Atletico Madridit u kthye te fitoret në La Liga.
Në pjesën e parë, mbrojtësi Eric Garcia dhe mesfushori Ivan Martin shënuan për 2:0, në minutat nëntë dhe 22 të ndeshjes.
Ukrainasi, Artem Dovbyk realizoi golin e tretë në minutën e 71-të.
Ndërsa golin e katërt dhe të fundit për Gironën e shënoi sulmuesi Portu në minutën e 82-të.
Mesfushori, Gonzalo Escalante e shënoi golin e vetëm për Cadizin në ndeshje.
Girona është në vend të tretë në tabelë me 68 pikë, ndërsa Cadizi renditet në poziten e parafundit në tabelë me 25 pikë të grumbulluara.