Futboll

Genoa e ndal në barazim kampionin e Italisë

Genoa

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi, është ndalur në barazim nga Genoa, në nisje të kampionatit të ri të Serie A. 

Ndeshja dramatike mes Genoas e Interit e zhvilluar të shtunën mbrëma, u mbyll me rezultatin 2:2. 

Genoa, që pikën e parë të kampionatit e fitoi me një gol në fundin e ndeshjes, kaloi e para në epërsi me shënimin e Alessandro Vogliacco në minutën e 20-të.

Dhjetë minuta më vonë, Marcus Thuram, i cili i shënoi të dy golat për Interin në këtë ballafaqim, realizoi fillimisht për 1:1.

Thuram golin për 2:1 në të mirë të “nerazzurrëve” e shënoi në minutën e 85-të, kur u inkuadrua mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani. 

Genoa fitoi penallti në minutën e katërt të kohës shtesë. 

Përgjegjësinë për ekzekutimin e penalltisë e mori sulmuesi Junior Messias. Tentimin e parë të tij e priti portieri Yann Sommer, por nga topi i kthyer, braziliani nuk gaboi dhe vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.