Sulmuesi Vedat Muriqi mund të kthehet në Superligën e Turqisë.
Të martën gazeta turke “Aksham” ka shkruar se Muriqi e dëshiron kthimin te skuadra e Fenerbahçes.
30-vjeçari Muriqi, i cili ka kontratë me klubin e Mallorcas deri në vitin 2027, mund ta zëvendësojë sulmuesin Edin Xheko, i cili pritet të largohet në fund të këtij edicioni.
Muriqi luajti për Fenerbahçen pesë vjet më parë.
Feneri është i gatshëm t’ia paguajë Mallorcas nëntë milionë euro për shërbimet e Muriqit.
Reprezentuesi i Kosovës në rast të transferimit te Fenerbahçe pritet të nënshkruajë kontratë trivjeçare.
Këtë edicion Muriqi ka kontribuar me tri gola dhe dy asistime.