Trajneri i Hajduk Splitit, Gennaro Gattuso nuk e ka marrë me vete Emir Sahitin për ndeshjen e kthimit të xhiros së dytë të kualifikimeve për Ligën e Konferencën kundër HB Torshavn.
Anësori i Hajdukut u vonua në një takim të skuadrës ditën e djeshme. Për këtë arsye trajneri italian e la në Split.
Pas mbërritjes në Torshavn, Gattuso ka mbajtur konferencë të shkurtër për shtyp dhe gazetarët janë interesuar për atë që ka ndodhur me Sahitin.
“Ne jemi një ekip futbolli, kemi nënshkruar një marrëveshje që ka rregulla dhe disiplinë të qartë. Emiri u vonua dhe nuk udhëtoi me ne, por e premtja është një ditë e re dhe do ta nisim nga fillimi. Shpresoj që kjo të mos ndodhë me të tjerët. Për Sahitin, gjërat janë ato që janë, më mirë ta humbas ndeshjen sesa dinjitetin tim”, ka thënë Gattuso.
Hajduku e fitoi ndeshjen e parë 2:0 në Split. Sonte luan nga ora 21:00.