Elvir Gashijani i Llapit është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës.
Gashijani, që llogaritet prej talenteve më të mëdha në futbollin kosovar, shkëlqeu në fitoren 3:1 të Llapit në udhëtim ndaj Malishevës. Për Llapin ishte fitore shumë e rëndësishme për stabilizim në Superligë.
“Ishte ndeshje e vështirë, por jemi përgatitur shumë mirë. Forma e lojtarëve ishte maksimale. Grupi dhe atmosfera në ekip janë shumë të mira dhe besoj se do të triumfojmë edhe në ndeshjen e Kupës së Kosovës”, ka thënë Gashijani për sajtin zyrtar të FFK-së.
Federata shpall më të mirin e xhiros.