Kryetari i klubit Ulpiana, Jeton Gashi ka paralajmëruar padi kundër Federatës së Futbollit të Kosovës për vendimet e marra ndaj tij dhe klubit të cilin e drejton.
Gashi u përjashtua nga organizata e futbollit e Kosovës me arsyetimin se dyshohet për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve, atë ndaj Vllaznisë dhe Ferizajt. Por Gashi ka thënë se vendimet e FFK-së janë të qëllimshme.
“Është vendim i qëllimshëm vetëm pse fola kundër Federatës. Asnjë fakt nuk e kanë as me Ferizajn e as me Vllazninë e Pozheranit. Këto janë inate vetëm pse fola për Federatën e cila hatri dikujt tjetër na largoi nga liga. Do ta padisim Komisionin e Garave, FFK-në dhe të gjithë ata që morën këtë vendim. Padinë do ta dorëzojmë nesër në Prokurori dhe do të shohim kush do të fitoj. Kujt do t’i takoj e drejta”, ka thënë Gashi për KOHËN të martën.
LEXO EDHE: