Futboll

Gallapeni flet pas debutimit me Kosovën: Ëndërr e bërë realitet

Dion Gallapeni

Mbrojtësi i Prishtinës, Dion Gallapeni, ka thënë se, ka realizuar ëndrrën pas paraqitjes së parë me fanellën e Kosovës. Gallapeni u inkuadrua në minutën e 87-të në ndeshjen ndaj Islandës në ndeshjen kthyese të plejofit për Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kosova fitoi 3:1 dhe edicionin e ardhshëm do të paraqitet në Ligën B.

“Është ëndërr e bërë realitet. Kjo kishte vlerë edhe më shumë, pasi kaluam në Ligën B. Pres dhe dua të jem edhe në të ardhmen pjesë e Kosovës. Shpresojmë të arrijmë diçka të madhe me kombëtaren”, ka thënë Gallapeni.

Lexo përditësimet tjera
Vedat Muriqi

Sukses historik i Kosovës, promovohet në Ligën B

Kosova për herë të parë do të luajë në Ligën B të Ligës së Kombeve. Kalimin...