Futboll

Gallagher ndihet i vlerësuar tek Atletico

Conor Gallagher

Ish-mesfushori i Chelseat, Conor Gallagher ndihet i vlerësuar tek Atletico Madridi. Reprezentuesi anglez u transferua për rreth 35 milionë euro tek Atletico nga Chelsea në verë.

“Jam ndier shumë i kërkuar dhe i vlerësuar, gjë që është e rëndësishme për çdo futbollist. Chelsea është një klub i madh i futbollit, një nga më të mëdhenjtë në botë së bashku me Atleticon.

Por unë kam vendosur të lëviz për t’u paraqitur në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Gallagher për “The Athletic”.

24-vjeçari me Atleticon ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029. Mesfushori anglez ka shënuar një gol në tri ndeshje në La Liga.