Futboll

Galatasaray nuk gabon ndaj Pendiksporit

Galatasaray - Pendikspor

Skuadra e Galatasarayt ka shënuar një tjetër fitore në garën për titull të kampionit në Turqi. Galatasaray mposhti në shtëpi Pendiksporin me rezultatin 4:1. Ndeshja e luajtur të dielën i takoi javës së 33-të të Superligës turke të futbollit.

Muauri Icardi në minutën e 35-të e hapi serinë e golave. Pesë minuta më vonë për 2:0 shënoi Abdulkerim Bardakçi. Për 3:0 golashënues ishte Dries Mertens. Ai shënoi në minutën e 76-të. Golin e nderit për mysafirët e shënoi Alpaslan Ozturk në minutën e 85-të. Asistoi Endri Çekiçi. Kerem Akturkoglu në minutën e 97-të shënoi nga penalltia golin e katërt për Galatën.

Galatasaray është forcuar në vendin e parë. Nga 33 ndeshje ka fituar 90 pikë, kurse në vendi ne dytë është Fenerbahçe me 85 pikë nga 32 ndeshje. Pendikspori është në vendin e parafundit me 30 pikë.