Futboll

Galatasaray në finale të Kupës

soimhen

Galatasaray është kualifikuar në finale të Kupës së Turqisë. Të martën mbrëma mposhti në gjysmëfinale skuadrën e Konyasporit me rezultat të thellë, 5:1.

Golin e parë më gjigantin turke e shënoi Victor Osimhen në minutën e 26-të. Për 2:0 realizoi Lucas Torreira, kurse Roland Sallai shënoi dy gola, në minutën e 47-të dhe 55-të. Golin e pestë për Galatasarayn e shënoi Yusuf Demir në minutën e 91-të.

Golin e nderit për Konyasporin e shënoi Pedrinho në minutën e 53-të.

Galatasaray udhëheq në garën për titull të kampionit në Turqi. Ka pesë pikë më shumë se Fenerbahçe.